Këshillimi Kombëtar, Meta-Ramës: Po me Nënë Lizën kur do të flisni? (VIDEO)

Teksa vlerëson qeverinë ”Rama 3” për Këshillimin Kombëtar, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pyet kryeministrin Edi Rama, se po me nënë Lizën kur do të flasë.

E moshuara është banore e zonës së ”5 Majit”, banesa e së cilës u shemb. Ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

”Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni? Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE! Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre”,-shkruan Meta në facebook.

SHKARKO APP