Këshilltari argjentinas në BSH, Blejer: Stabiliteti financiar i Shqipërisë i sigurt

 

Ish-Guvernatori i Bankës së Argjentinës, Mario Blejer, aktualisht këshilltar i Bankës së Shqipërisë në një intervistë ekskluzive për Ora News garanton se Shqipëria ndodhet në stabilitet të sigurtë financiar. Zoti Blejer, një ekspert që vjen nga disa përvoja të suksesshme ndërkombëtare, si këshilltar pranë Fondit Monetar Ndëkomobëtar, Bankës Botërore dhe Bankës së Anglisë sugjeron se në çdo moment duhet mbajtur vëmendje e lartë ndaj çdo të papriture. Shqipëria, thotë ai, është e mbrojtur nga kriza greke dhe se bankat shqiptare me capital grek janë të sigurta. Me zotin Bler bisedoi gazetarja Mimoza Picari. 

Mimoza Picari:  Mirëdita Z.Blejer.

Mario Blejer: Mirëdita

Mimoza Picari: Si këshilltar i politikave fianciare në banka, si e keni gjetur Bankën e Shqipërisë në momentin e parë të mbërritjes tuaj këtu?

Mario Blejer: E njoh Shqipërinë prej shumë vitesh. Kam njohuri që prej viti të anëtarësimit të saj në FMN. I kam parë ndryshimet e vendit tuaj gjatë një periudhë të shtrirë kohore. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Tani rajoni dhe më gjerë janë duke kaluar një periudhë tensioni dhe krize financiare por unë mendoj se Shqipëria është një nga  ato vende në Europë që po performon relativisht mirë. Tensionet dhe presionit nga fqinji ynë Greqia janë natyrisht të rëndësishme, por Banka e Shqipërisë ka bërë të gjitha lëvizjet e duhura, ka marrë masat për parandalimin e transferimti të krizës këtu(në vend). Unë kam parë se stafi i bankës është i aftë dhe ka njohurinë e duhur. Shpresoj se situata të stabilizohet në të gjithë rajonin e Europës dhe norma e rritjes ekonomike të vijoj më tej. Shqipëria ka një normë rritje ekonomike të mirë.

Mimoza Picari: Pritshmëritë ekonomike në fakt u ulën nga 3 në 2.7%?

Mario Blejer: Kjo është për shkak të tensioneve në rajon. Megjithatë 2.7% është  normë rritje shumë më e lartë se sa mestarja e Europës.  Kam parë parashikimet për rritje e normës në vazhdim dhe pritet që ajo  të shkojë deri në 4% në fundin e vitit tjetër.

Mimoza Picari: Si e vlerësoni stabilitetin financiar,  dhe kryesisht rolin e Bankës së Shqipërisë në këtë stabilitet?

Mario Blejer: Nga njohuria që kam për të gjithë sektorinë dhe për sistemin financiar duket se vetë sistemi është duke ecur mirë. Në total volumi i depozitave është rritur gjatë 6 muajve të fundit.  Organizmi i bankës për sa i takon stabiliteti financiar dhe mbikqyrjes është shumë i mirë. Por kjo është një fushë ku gjithmonë duhet të jemi vigjilentë. Pavarësisht se shpresa është që gjërat do të jenë mirë, gjithmonë duhet të jemi të përgatitur në cdo rast. Kam parë situata në shumë vende të ndryshme por mund të them se sistemi bankar në Shqipëri është shumë mirë dhe bankat janë në gjendje të mirë përsa i përketë aftësive vepruese, janë të qëndueshme(stabël).

Mimoza Picari: Duket se situata është pozitive, në fakt cilat janë këshillat tuaja për Bankën e Shqipërisë, inistucioni më i  rëndësishëm financiar në vend?

Mario Blejer: Këshilla ime është që të jemi gjithmonë të përgatitur për cdo rast që nuk mund të parashikohet dhe të merren veprime hap pas hapi për të korrigjuar gjërat ashtu sic duhet. Çështja kryesore përsa i takon stabilitetit financiar është besimi dhe mendoj se në këtë kohë banka është duke funksionuar shumë shumë mirë. Ndaj mendoj se njerëzit duhet të jenë të qetë. Situate është duke u monitoruar . Përvec stabiliteti fiannciar, banka duhet të shohë edhe zhvillimin financiar të rritjes së këtij sektori. Ne kemi diskutuar jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit por dhe për zhvillimin e mëtjeshëm të vetë sistemit financiar. Nëse rritja ecën sic duhet, edhe rritja ekonomike do të ec përpara.

Mimoza Picari: Cfarë mendoni për situatën në vendin fqinj në Greqi dhe impaktin e saj në Shqipëri. A ka impakt aktualisht, apo ka pritshmëri për të patur impakt më vonë?

Mario Blejer: Situata në Greqi është e vështirë dhe ka prekur të gjitha fushat e ekonomisë dhe të jetës në sektorin e sistemit financiar. Nga shtypi duket se në ditët e ardhshme do të ketë në mos një zgjidhje një marrëveshje. Nuk e dimë cilat do të jenë rezultatet që do të sjell kjo marrëveshje nëse do të zbatohet ashtu sic duhet dhe të të zgjidhen problemet, megjithatë  e sigurt është që situata do të përmirësohet. Ndikimi i kësaj krize në Shqipëri është i rëndësishëm. Në fakt kriza greke ka ndikimin e saj jo vetëm këtu në Shqipëri, por në europë dhe gjithë botën. Duke qënë se jemi fqinjë  e duke qënë se kemi ndërveprime ekonomike  edhe ndikimi është i tillë. Kjo ndihet nga dërgesat e emigrantëve, apo më pjesën e kapitaleve, si dhe tregëtia. Ka një frikë në sektorin fianciar për shkak të prezencës së bankave me kapital grek në Shqipëri, por mendoj se kjo është një përshtypje e gabuar. Këto banka kanë aftësi paguese shumë të mira dhe ato janë të ndara e të pavarura nga bankat mëmë. Nuk mendoj se ka arsye për tu shqetësuar gjithsesi Banka e Shqipërisë është duke monitoruar situatën. Shpresoj gjithësesi që kjo javë do të jetë më e mirë qoftë në Greqi e më gjerë.

Mimoza Picari: Faleminderit

Mario Blejer:  Faleminderit shumë.

ORA NEWS

SHKARKO APP