Këshilltari i ish-Presidentit të SHBA, Regan: Mos e lini fatin në dorë të qeverisjes

Një grup të rinjsh dhe intelektualë në kryeqytet, patën rastin të takojnë dhe të bisedojnë me një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit amerikan Ronal Regan. I ftuar nga Forumi Rinor Republikan, Jack Wheeler, i njohur edhe si themeluesi i doktrinës së Reganit kundër ish-Bashkimit Sovjetik, se bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilluan një takim të përzemërt dhe të hapur me të rinjtë që mbështesin idetë e djathta dhe që aspirojnë të futen në politikë.

Në fjalën e tij e para të rinjve, zoti Wheeler u shpreh se nuk është asnjëherë vonë për të ndërmarrë aksionin e duhur, për te qenë pjesë e vendimarrjes dhe për të mos e lenë fatin në duart e atyre që të qeverisin. “Qytetarët, sidomos të rinjtë, duhet të jenë zot të fateve të tyre të u shpreh u ai. Nuk duhet ta lini veten të udhëhiqeni apo të mposhteni nga zilia për arritjet e të tjerëve, pasi kështu do të shkoni drejt Komunizmit, Fazhizmit ose Terrorizmit. Por duhet të punoni që edhe ju të keni suksese dhe arritje në jetë, duke forcuar në kë mënyrë shtyllat e demokracisë në vendin tuaj” u shpreh Wheeler.

Gjatë diskutimeve të hapura dhe mjaft entuziaste, Wheeler tregoi edhe eksperiencat e jashtëzakonshme të përjetuara nga afër në momentet më të vështira të Luftës së Ftohtë, strategjitë dhe arritjet e Shteteve të Bashkuara kundër spiunazhit dhe KGB-së ruse, por gjithashtu dha shpjegime edhe në lidhje me zhvillimet e fundit të gjeopolitikës në Europën Lindore dhe Ballkan, apo edhe mbi sfidën e fundit që është lufta me ISIS dhe Terrorizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?