Këshilltari i kryeministrit emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.

Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidën e vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvëndësministret e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“V E N D I M PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?