Këshilltari politik gjerman, Henze i kthehet Ramës: Koha jote ka mbaruar! Je i papranueshëm për Europën

Këshilltari politik gjerman, Martin Henze ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama në Twitter lidhur me votimin e Kodit Zgjedhor.

Në reagimin e tij, Henze shkruan se Edi Rama nuk përfaqëson Shqipërinë dhe është i papranueshëm për Europën.

“Flet një kryeministër i dyshuar si i përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka hequr shtetin e së drejtës. Ai përfaqëson Shqipërinë. Ti je i papranueshëm për  Evropën. Koha jote ka mbaruar”,- shkruan Martin Henze në reagimin e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama.

SHKARKO APP