Këshilltari politik gjerman, Henze: Shqipëria, furnizuesi kryesor i heroinës dhe kokainës. Përgjegjësit politikë janë Rama, Balla, Lleshaj e Veliaj

Martin Henze
Martin Henze

Këshilltari politik gjerman në paritinë e Kancelares Angela Merkel, Martin Henze akuzon qeverinë e Edi Ramës se e ka kthyer Shqipërinë në furnizuesin kryesor të kokainës e heroinës.

Në një postim në Twitter, Henze shkruan se që prej vitit 2013, Shqipëria është kthyer në shtet të pastrimit të parave dhe, sipas tij, përgjegjës për këtë është qeveria mafioze e Ramës.

Shqipëria ,furnizuesi kryesor i heroinës dhe kokainës, shtet i pastrimit të parave, rritje e shpejtë që prej vitit 2013, përgjegjësit politikë: Rama, Veliaj, Balla, Lleshaj. Gazeta ndërkombëtare BILD flet për qeverinë mafioze “Rama”,- shkruan Henze në postimin e tij.

SHKARKO APP