Këshilltari politik gjerman për raportin përfundimtar të “Venecias”: Hera e parë, që prej 2018, që një organizatë ndërkombëtare njeh mosfunksionimin e shtetit kushtetues në Shqipëri
Këshilltari politik i CDU-së gjemane, Martin Henze, ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias që i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Bravo, hera e parë, që nga viti 2018, që një organizatë ndërkombëtare sulmon reformën në drejtësi, identifikon, akuzon mosfunksionimin e shtetit kushtetues në Shqipëri. Ka shkelje të rëndë të Kushtetutës,- shkruan Henze në një postim në Twitter.
1/1Bravo,it is the first time since2018 that an international organization attacks the judicial reform,identifies,accuses the dysfunctionality of the AL constitutional state,i.e.of all powers.powers may not be constitutionally dysfunctional set, serious breach of the constitution
— Martin Henze (@GSKStrategy) June 20, 2020
Ndërkohë, në një tjetër postim në rrjetet sociale, Martin Henze replikon ashpër me Kryeministrin Edi Rama lidhur me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian që i vendos 15 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Rama,in copenhagen2014 criteria are fixed, which you have not fulfilled for7years,eu parliament,eu council,german parliament have additionally fixed 15criteria.This includes the indictment of representatives of the sp for election rigging.This is known to you,do not talk nonsense
— Martin Henze (@GSKStrategy) June 20, 2020
KOHA JONË SONDAZH

