“Këshilltari socialist i Velisë, Vargu, kapet me 45 kg kokainë!”

Nga Sali Berisha-
Këshilltari socialist i Velisë, Vargu, kapet me 45 kg kokainë!
Cdo javë një zyrtar i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij kapet me drogë!
Miq,
Kjo nuk është më një qeveri, kjo nuk është më një parti që drejton vendin, por një organizatë e strukturuar trafiku droge. Policia ka arrestuar Egert Vargun, si të përfshirë në trafikun e 45 kg kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Ai figuron këshilltar në Bashkinë e Lali Er Drogës, gjithashtu dhe anëtar i komisionit të financës dhe buxhetit.
Edi Narkotiku dhe Lali Droga kanë bërë të mundur veshjen me pushtet të çdo krimineli, duke i punësuar ata në administratë publike dhe duke i emëruar drejtora e ministra.
Për çfarë përgjigjej si këshilltar ky zotëri? Për ekspertizë të thelluar në trafikun e drogës apo për këshilla lidhur me strategjitë që duhet të përdoren nga Lali Droga për mbarëvajtjen e rrugëtimit të kokainës drejt Shqipërisë?
Qeveritaret socialistë nuk ngopen me vjedhjet në buxhetin dhe pronat publike por duan edhe paratë e droges. #sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?