Këshilltarja e PDIU, kritikë Edi Ramës: “Po sjell plehrat e po përzë investitorët”
Nesër në seancën plenare pritet të kalojë për votim, projektligji që do të lejojë importimin e plehrve në vendin tonë, një projektligj i mbështetur nga PS-ja. LSI-ja ka depozituar në kuvend amendamente, që synojnë t’i japin mundësi shoqërisë civile të ketë rol aktiv në procesin e shqyrtimit dhe zbatimin e ligjit në praktikë.
Opozita është kundër dhe pritet që debatojë nesër në kuvend dhe të mos lejojë votimin. Së fundmi është dhe PDIU-ja, që reagon për këtë situatë.
Albina Ferko Nanaj një zë i arsyes brenda PDIU-së, ka reaguar lidhur me këtë vendim që ka shkaktuar një reagim kundër projekligjit, si nga ana e shoqatave ambientaliste dhe të shoqërisë civile. Freko është këshillatre e PDIU-së në Bashkinë ë Tiranës.
Në një postim në facebook, ajo ka shkruar se problemi i qeverisë nuk është ajo që premtoi por se po bën atë që premtoi që nuk do ta bënte. Ajo është shfaqur kritike lidhur me ligjin për importimin e plerave.
Ja çfarë shkruan ajo në profilin e saj në FB:
“Problemi më i madh me qeverinë nuk është se nuk po bën ato që premtoi, por se po ben ato që premtoi se nuk do t’i bënte. Absurde sigurisht! E kam fjalën për ndryshimet që do lejojnë importimin e plehrave. Shto këtu edhe propozimet e sotme të dhomes së tregtisë për legalizim të kanabisit dhe shtëpive publike dhe ja ku u lulezua Shqipëria. Shumë e thjeshte! S’kuptoj çfarë kemi pritur. Ç’na duhet turizmi e bujqësia. Investitorëve u fusim një dru dhe i kthejmë mbrapsht”.

KOHA JONË SONDAZH

