“Këta na çuan në zero”, Enkelejd Alibeaj me bizneset në Fier: Ndryshimin ta bëjmë me votë në 25 prill
Drejtuesi politik për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me biznese në këtë qytet, ndërsa këta të fundit shprehën shqetësimet e tyre.
Tregtarët tek tregu i shumicës në Fier i thanë Alibeajt dhe kandidates Suzana Numani se rënia e fuqisë blerëse i ka çuar drejt falimentit gradualisht, por vitin e fundit kanë marrë goditjen më të rëndë
“Vij nga familje e majtë, me tradite të majtë, po këta mos o Zot, të zhduket sa me shpejt”, tha një tregtar i ri që është kthyer nga emigracioni në 2010-ën me shpresën për të ndërtuar jetën në vend. “Tre vitet e para ishim mire, sa erdhen keta e cuan ne zero”, tha ai. “Ta zhdukim te keqen, pas 25 prillit vjen vetëm e mira”, tha një tregtar, i revoltuar nga braktisja, arroganca dhe mospërfillja e qeverisë.
“Ndryshimi në 25 prill nuk është se vjen nga qielli, secili duhet të bëjë pjesën e vet ne këtë pike. Te gjithë bashke do ta ndryshojmë, qe këto gjera mos te ndodhin, njerëzit te mos ikin dhe ju te punoni. Ndryshimi vjen me votë në 25 prill për te gjithë bashkë, që te kemi një të nesërme më të mirë”, -u tha Enkelejd Aliebaj tregtareve.