Këtë të shtunë zhvillohen Primaret në Tiranë, ja emrat se cilët janë në listë….

Primaret do sjellin listën e kandidatëve për deputet e ku me pas do të jetë kryesia e PD që do të vendosë përfundimisht.

Sot më 1 mars, do të zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të  PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës. Emrat me të lakuar që ngjallin besim në PD janë: Ilir Alimehmeti, Klevis Balliu, Lisander Hoxha,  Salvador Kaçaj, Albana Kepi, Myslim Murrizi, Jak Ndokaj, Avenir Peka, Jorida Tabaku, Dorjan Teliti, Ilda Zhulali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIM ZYRTAR — PRIMARET E PARTISË DEMOKRATIKE – QARKU TIRANË

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,

Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Ora: 08:00 – 18:00

Vendet e votimit:

Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”

Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH

Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas

karburantit Ifuel

Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk

Begolli”

Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”

Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat

Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,

Godina përballë “Hotel Mondial”

Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te

Selvia, Rruga e “Saraçëve”

Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri

Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”

Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati

2

Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk

Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek

Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë

Helmës

Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir

Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës

Kavajë – Tek kinemaja, në qendër

Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.

Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).

Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Tiranë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.

Për të parë listën e kandidatëve, klikoni mbi foton!

#Primaret2025 #PD #Voto #Tiranë #Kamëz #Kavajë #Vorë #Rrogozhinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?