Keti Bazhdari kandidatja e PS në Shkoder

 

Pritet vetëm zyrtarizimi i kandidaturës së saj si garuese e mazhorancës së majtë për bashkinë e Shkodrës, por ndërkohë biznesmenia dhe aktivistja Keti Bazhdari ka gjetur një mënyrë për të theksuar identitetin dhe vlerat e qytetarisë shkodrane: Përmes vizitës me një grup të rinjsh e të rejash në rrënojat e kalasë së harruar të Drishtit. “Ne shkodranët kemi pse krenohemi me vlerat tona, sepse kemi mbi shpatulla një histori mijëra vjeçare që na e rezervon këtë nder. Atëherë pse tregohemi kaq indiferentë para shkatërrimit dhe mohimit të vetë identitetit tone historik dhe kulturor?”, ngre pyetjen Bazhdari. Ajo thekson se nëse nuk mësojmë të vlerësojmë historinë tonë, “do ngelemi një ditë pa identitet”.

SHKARKO APP