Kiço Blushi: Nuk duam plehra fizike, por as plehra politike

Ka pasur edhe artistë mes protestuesve dje në shesh kundër ligjit që lejon ardhjen në Shqipëri të plehrave për riciklim. Secilit i është drejtuar pyetja: “Pse po proteston?”. Ndërkaq, artistë që gjenden jashtë vendit janë kontaktuar të japin mendimin e tyre.

Aktori i madh Robert Ndrenika thotë: “Unë kam dalë në protestë si gjithë të tjerët, si qytetar.”

Kurse intelektuali Kiço Blushi shton: “Kur ju pyetët Robert Ndrenikën, tha ne jemi si qytetarë, si qytetarë që kemi pranuar të jetojmë këtu, që kemi jetën këtu, që e duam vendin tonë dhe e duam të jetë edhe i pastër ekologjikisht jo vetëm nga plehrat fizike, por edhe plehrat politike. Kjo besoj është detyrë e çdo qytetari, sepse është e domosdoshme edhe për shoqërinë, edhe për të ardhmen.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?