Kikia: Paratë e korrupsionit, a po hidhen në ndërtime gjigante pranë detit?
Vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Parlament marrëveshjen për Butrintin, Mentor Kikia thotë se ishte i pritshëm, dhe se se vendimi për menaxhimin e ri të parkut është pjesë e një serie vendimesh për investime strategjike në Jug. Po ashtu ai pyet nëse paratë e korrupsionit po hidhen në ndërtime gjigante pranë detit.
”Çështja e Butrinit duhet ndarë në dy pjesë: menaxhimi i parkut arkeologjik dhe çështja e lejeve të ndërtimit për territorin që i është shkëputur zonës së mbrojtur. Është pjesë e një serie vendimesh për të dhënë leje për investime strategjike kryesisht në bregun e Jugut. Me një lloj fanatizmi të pashpjegueshëm qeveria ka penguar çdo hetim për të zbardhur vendimet për investimet strategjike.
Një nga këto investime është gjiri i Manastirit, deri vonë pjesë e zonës së mbrojtur të parkut. Qeveria ka ndaluar me vullnetin e saj të mos ndërtohen shtëpi për shitje në bregdet, por ndërtohen vila dhe resorte. Është pjesa e zonave që po jepen me shpejtësi si investime strategjike.
Asnjëherë në 30 vite nuk ka pasur kaq uri për ndërtime të reja. Dyshimet janë se janë paracaktuar personat që do të marrin leje për të ndërtuar në këto zona. Kush po investon? Vallë po hidhen në ndërtime gjigante pranë detit paratë e korrupsionit?”,-tha në studion e lajmeve të ”MCN TV”.