Kikia: Për herë të parë unë jam me hajdutin ordiner. Faleminderit që zbuluat hajdutin qeveritar!

Nga Mentor Kikia-
Për herë të parë unë jam me hajdutin ordiner! Faleminderit që zbuluat hajdutin qeveritar! Nuk di se çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend për ta quajtur llumin e llumrave!
Lajmi këtu nuk është se një pastruese vodhi 500 apo 600 mijë euro dhe shumë bizhuteri, në shtëpine ku punonte. Por që e zonja e shtëpisë, që kishte kaq shumë para cash e bizhuteri, ishte një zyrtare e lartë e qeverisë.
As më pak e as më shumë, por Alda Klosi, ish-drejtoreshë e Koncesioneve, kur janë dhënë edhe koncesionet e inceneratorëve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, në çdo ministri ku ai ka drejtuar.
Pikërisht kjo zyrtare mbante në shtëpi kaq shumë para. Dhe policia nuk guxon tia permendë as emrin e as inicialet në njoftimin e saj. As adresën, vetëm rrugën ku banon.
Ky është skandali, pastruesja hajdute duhet falenderuar që e zbuloi këtë skandal. Pasi prokuroria deri tani për inceneratorët, nuk kishte guxuar ti afrohej asnjë njeriu që kishte lidhje me Arben Ahmetajn.
Zotërinj prokurorë, ja ku e keni një hajdute. Jo pastruesen, por drejtoreshën dhe shefen e kabinetit të ministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?