Kim dhe Soreca në Durrës: Të frymëzuar për pjesëmarrjen e lartë në votime, edhe pse ka patur disa incidente

Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, ndodhen në Durrës ku po monitorojnë procesin zgjedhor. Ata janë shprehur se ndihen të frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë deri në këto momente, edhe pse ka pasur disa incidente.

”Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Të dy ne kemi udhëtuar në të gjithë vendin. Jemi shumë të frymëzuar se po votohet në masë. Tregon se shqiptarëve iu intereson vendi. Ka pasur incidente, tashmë është detyrë e autoriteteve që të vijojnë hetimin. Qytetarët po përmbushin detyrën e tyre. Autoritetet po përmbushin detyrën. Ka ardhur koha që kandidatët të presin gjykimin e popullit”,-tha Kim.

SHKARKO APP