Kim: PD të jetë e fortë dhe e bashkuar, por s’mund të ecë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur tek e shkuara
Nga takimi që pati me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, pas ardhjen nga SHBA-ja, ambasadorja Yuri Kim dha shumë mesazhe. Njëri prej të cilave është që ”PD-ja nuk mund të bëjë përpara nëse njëra kembë ka mbetur në të shkuarën”.
Po ashtu ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, pohoi se PD-ja është në pozitë të vështirë pasi është në proces tranzicioni, por nënvizoi se duhet që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.
”Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pusnhtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.