Kim: SHBA, 100 mln dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera kundër COVID-19
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.
Lajmin e bëri me dije në një postim në facebook, Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Ambasadorja thotë se ndihma amerikane mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.
“Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, përfundon Yuri Kim.