Kim takon Çuçin: E drejta për protesta paqësore duhet respektuar…
Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Bledi Çuçin në kuadër të emërimit të këtij të fundit në postin e ministrit të Brendshëm, që zëvendësoi Sandër Lleshajn.
Nisur nga zhvillimet e fundit në Tiranë që shkaktoi vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie, përmes rrjeteve sociale, Kim shprehet se i ka kërkuar Çuçit që shqiptarëve t’i garantohet e drejta për protesta paqësore.
Në këtë kontekst, Kim bën me dije se i ka ardhur mirë që Çuçi ka kërkuar hetime mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve nga ana e policisë
Njoftimi i ambasadores Yuri Kim:
U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese si Ministër i Brendshëm. Më erdhi mirë që dëgjova se ka urdhëruar hetime mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve. E drejta për protesta paqësore duhet respektuar…
Diskutuam edhe rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin 🇺🇸🇦🇱 në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit”
Met w/@bledicuci to wish success as Min of Interior. Good to hear he ordered investigations into treatment of protestors. Right of peaceful protest must be respected. Also discussed role of MOI in elections. We agreed to strengthen 🇺🇸🇦🇱 cooperation on security & law enforcement.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 23, 2020