Kim: Votat të numërohen më saktësi. Soreca: Do të ndjekim procesin

Ambasadorja Amerikan, Yuri Kim është ndalur edhe në qytetin e Elbasanit, ku ka nënvizuar se tashme duhet të bëhet me saktësi procesi i numërimit dhe se kandidatët të pranojnë më qetësi gjykimin e popullit.

“Ky është momenti dhe detyra juaj. Shpresoj që të gjithë do të votojnë e të gjithë autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha ambasadorja nga Elbasani.

Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e cilësoi një ditë të madhe për demokracinë ditën e sotme ku tha se pjesëmarrja ishte e madhe në votime. Ai tha se ekipet e BE do të ndjekin procesin e numërimit dhe se rezultati të pritet me qetësi e durim duke respektuar vendimmarrjen e zgjedhësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një ditë e gjatë e filluam në orën 07:00 në Tiarën dhe e mbyllëm po sërish në Tiranë. Kemi qenë në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavajë, Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur që janë të pakta për aparatet e identifikimi elektronik, administrata zgjedhore ka funksionuar mirë. Ekipet e BE që vëzhguan zgjedhjet do të vëzhgojnë edhe procesin e mbylljes së votimit. Të gjithë informacionin që kemi mbledhur do ja kalojmë OSBE/ODIHR për të bërë raportin paraprak nesër. mbyllja e votimit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore është vetëm fillimi i procesit. Komisioni i qendrave të votimit do të kryejnë procesin e tyre, por ne do të vijojmë me vëzhgimin e numërimit deri kur të kemi një rezultat. Personalisht mendoj se ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe pash shumë qytetarët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit dhe e ndjenë përgjegjshmërinë e tyre për të hedhur votën në kutitë e votimit. Është e rëndësishme që të jemi të qetë dhe të presim me durim rezultatin dhe të tregohet respekt për rezultatin e zgjedhjeve dhe të kemi këtë qetësi që kemi pasur deri tani“, tha Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?