Kirgistani digjet, anulohen zgjedhjet. Ambasadori Donald Lu i shpall të rregullta

Kirgistani vlon nga protestat e digjet dhe zgjedhjet janë anuluar, ndërsa ambasadori amerikan atje, ish-ambasador në Tiranë, Donald Lu i ka shpalluar të rregullta.

Menjëherë pas zgjedhjeve të manipuluara shpërthyen protestat e dhunshme dhe grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qeverisë në Kirgistan.

Mirëpo, presidenti i vendit, Soorenbai Jeenbekov ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga pushteti.

Deri të martën vonë, protestat kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe mbi 686 të plagosur. Sipas Reuters, vendi rrezikon protesta të reja të dhunshme.

Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten.

Por ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara.

Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i vetimit ishte paqësor, i mirorganizuar dhe përgjithësisht eficient,” thuhet në deklaratë.

Aty bëhet thirrje që të adresohen problemet zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Pas shpërthimit të protestave, ambasada ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

SHKARKO APP