”Kishin bërë letrat gati”, Berisha: Agresori një agjend i policisë kriminale. U urdhërua nga Rama, Çuçi dhe Veliu

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët pas goditjes së rëndë me grusht nga Gerti Shehu gjatë protestës paqësore, tha se i riu nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, sikurse thanë menjëherë autoritetet në vend. Por sipas Berishës, goditja erdhi nga një person që i plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur, e që për më tepër është edhe agjent i Policisë Kriminale.

”Ishte një akt agresiv i çdo personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, kontigjent me minimale, me doza të vogla, në rrethet e trafikantëve. Probleme me disa çrregullime. Por fakti që zyra e Endri Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument dhe e kishte gati shkresën. Ju e dini që këto persona përdoret se një njeri normal nuk e pranon të keqpërdorej”.

Po ashtu Berisha thotë se në komisariat agresori ka deklaruar se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Por për kreun e PD-së, porosia është e vëllait pa fe, Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Berisha theksoi se agresori është i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

”Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, thotë se episodi i fundit i 10 gushtit 2022 e çuan në urgjencë psikiatrike, ju dëshmoni. Ky ka marrë patentë në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund ta merrte kurrë patentën. është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Porosia është e vëllait pa fe, Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Nuk mendoj se është kush tjetër veç Ardi Veliut. Ai është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Shehu është i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë”.

Berisha deklaroi se kjo është një vepër e Edi Ramës, ministrit Bledi Çuçi dhe Ardi Veliut. Këtë të fundit Berisha nuk nguroi që ta akuzonte drejtpërdrejt si personin kryesor të përfshirë në këtë çështje.

”Akt i përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu. Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton në Tiranë i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet kriminale dhe besimtarët e xhamisë. Absolutisht nuk mendoj që të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut, nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu është krimineli që mund të stisë dhe organizojë çdo gjë”.

SHKARKO APP