Kjo është pasuri prej ambasadore!
Në Washington ambasadore e Shqipërisë është ish-drejtoresha ekzekutive e Dhomes Amerikane te Tregtisë Floreta Luli (Faber). Si rregull ajo duke qenë edhe nënshtetase amerikane, edhe shqiptare, nuk ka pse të jetë ambasadore, pasi interesat e cilit shtet do të mbrojë ajo më parë ! Por sot në këtë shënim nuk është ky problemi.
Pasuria e ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, është bërë temë debatesh dhe habie në portalet onlinë të disa komuniteteve të diasporës shqiptare. Dhe me të vërtetë, ambasadorja zotëron 4 pyje, një kullotë, 10 llogari bankare, 2 apartamente si dhe një veturë.
Portali Voice of Albanians në Zvicër shkruan: “Floreta Luli Faber është mbajtëse e më shumë se 10 llogarive bankare ku janë më shumë se 250 milionë lekë”.
Më poshtë është lista e pasurive të ambsadores shqiptare në Shtetet e Bashkuara
KOHA JONË SONDAZH

