Klevis Balliu: Rama tradhtoi kauzën e UÇK, Cakaj u propozua nga Vuçiç
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, thotë se qeveria Rama është duke e përdorur pandeminë vetëm për të vjedhur akoma më shumë shqiptarët.
Në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi, Balliu u shpreh se qeveria pon vjedh shqiptarët me tendera sekretë ndërsa shtoi se shifrat tregojnë keq-menaxhim të pandemisë.
Në këtë situatë jo të zakontë, sipas PD, 85 për qind e shkollave nuk i përmbushin kushtet minimale të higjienës.
“Edi Rama nuk ka pasur dhe nuk qëllim të luftojë pandeminë. Virusin e ka aleat për të rritur pushtetin. Rama e ka interesin tek paraja jo tek qytetari. Nga kjo udhëhiqet kjo qeveri… Të paktën të arrijmë në shifrat e Kosovës për ndihmë ekonomike. Të bëjë testime e të ndihmojë qytetarët ekonomikisht, aq sa ka bërë Kosova.”
Duke qëndruar tek trajtimi i pandemisë, Balliu tha se “duke qenë se vetë është pa vizion”, Rama po kopjon propozimet e Lulzim Bashës, edhe pse me vonesë.
Po ashtu, ish-deputeti denoncoi se personat që trajtohen për Covid-19 nga shtëpia nuk përfshihen në statistika, dhe po e njëjta gjë ndodh edhe për të vdekurit.
Sa i përket 25 Prillit, Balliu tha: “Shqiptarët s’e përballojnë dot një mandat të tretë të Edi Ramës. Ne do të kemi një fitore të paparë në historinë e Shqipërisë.”
Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen aktualisht në Hagë si dhe për situatën e përplasjes mes shqiptarëve, Balliu thotë se “PD merret vetëm me çështje serioze dhe jo shpifje të Ballës e Ramës.”
Klevis Balliu u shpreh po ashtu se ministri i Jashtëm i vendit Gent Cakaj është propozuar nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç.
“Kuptohet nga politikat e ndërmarra, rezoluta që u bë sot, ky ministër i Jashtëm nuk është marrë me këtë çështje. Ai dhe kryeministri i ti janë shërbëtorë të Vuçiç. Duhet nisur hetim ndaj Edi Ramës dhe tradhtisë së tij kombëtare. Kosova ta shpallë person non grata.”