Klajda Gjosha: Listat e partive duhet të mbushen me emra e fytyra të reja
Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e ftuar në emisionin e mëngjesit në RTV Ora, është shprehur se ka ardhur koha që në listat e partive të ketë më shumë të rinj.
Më tej, Gjosha ështl shprehur se kjo praktikë është duke u ndjekur nga LSI-ja dhe gjithnjë e më shumë në këtë parti do të shohim fytyra të reja politike.
“Ky është momenti kryesor. Unë shpresoj shumë që në listat e Partive Politike të kemi emra të rinj. Duke parë një të ri, ti ke shpresë, që ai do t’i qaset ndryshe. Për LSI-në të jeni të bindur që do të jetë me pafund emrash të rinjsh, të cilët janë figura të respektuara në zonat e tyre. LSI-ja do të jetë kampionia e brezave dhe figurave të reja që do të vijnë në politikë”, u shpreh Gjosha.