Klajda Gjosha: Mbështesim grupin negociator për integrimin, por tregojini në publik kush janë
Ish-ministrja e Integrimit, Kaljda Gjosha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për ngritjen e një grupi negociator për integrimin në BE. Teksa e përshëndet këtë vendim, Gjosha shprehet se u deshën tre vite që të hidhej një hap i tillë, ndërsa nuk e fsheh ironinë duke i kërkuar qeverisë emrat e ekipit negociator.
“Më në fund, sot, pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator. Ky është lajm i mirë padyshim, panvarësisht se ky grup duhet të ishte ngritur kohë më parë, bazuar edhe në strategjinë e zgjerimit, të punuar nga Ministria e Integrimit Europian në vitin 2017.
Dakord jam ta mbështesim këtë grup, por do ishte mirë ta prezantonit opinion publik me ata që duhet të mbështesim! Mbështetja vjen me trasparencë dhe bashkëpunim. Në fund të fundit ky duhet të jetë procesi integrimit të Shqipërisë, por mesa duket leksionet e integrimit duhet të fillojnë nga ata që e drejtojnë këtë proces!”,- shprehet Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

