Klajda Gjosha: Mbështetja e fasonerive do të jetë prioritet i LSI
Politikë E Enjte, 14 Janar 2021 12:48
Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh dhe kryetarja e Lëvizjes së Grave për Integrim, Klajda Gjosha është takuar ditën e sotme me disa gra në fasonerinë ku ato punojnë çdo ditë. Teksa vë në pah punën e vështirë që ata bëjnë dhe sakrificat për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, Gjosha premton se mbështetja e fasonerive do të jetë prioritet i LSI, në mënyrë që pagat të jenë më të larta, puna të jetë më e vlerësuar dhe të krijohen sa më shumë vende pune.
Postimi i plotë i ish-ministres Klajda Gjosha:
Sot zhvilluam një takim me gra në fasonerinë që ato punojnë cdo ditë, ku kishin shumë për të ndarë me mua. Çdo ditë ato përpiqen për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre. Puna e tyre nuk është aspak e lehtë!
Mbështetja e fasonerive do të jetë një prioritet i yni, në menyrë që pagat tuaja të jenë më të larta, puna juaj të jetë më e vlerësuar dhe të kemi mundësi të krijojmë më shumë vënde pune