Klajda Gjosha me të rinj të Lezhës: Jam me ju në çdo moment për të mbështetur ëndrrat tuaja

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, këtë të diel ndodhet në Lezhë, në Qëndrën e Rinisë Multikulturore H.A.N.A teksa ka zhvilluar një seminar. Gjosha tregon se në këtë seminar me të rinj të Lezhës fokusi ishte mbi politikën dhe Bashkimin Evropian.

Gjithmonë kënaqësi të japësh dije dhe edukim një brezi të jashtëzakonshëm që ka nevojë për mbështetje dhe shpresë! Jam me ju në cdo moment për të mbështetur ëndrrat tuaja“, është shprehur mes të tjerash ish-ministrja Gjosha.

Postimi i i plotë:

Në Qëndrën e Rinisë Multikulturore H.A.N.A me të rinj nga Lezha. Një seminar i hapur mbi Politikën dhe Bashkimin Evropian. Gjithmonë kënaqësi të japësh dije dhe edukim një brezi të jashtëzakonshëm që ka nevojë për mbështetje dhe shpresë! Jam me ju në cdo moment për të mbështetur ëndrrat tuaja!

SHKARKO APP