Klajda Gjosha: Për herë të parë pas kaq kohësh mund të votojmë njeriun që duam të na përfaqësojë në Parlament

Ish-ministrja e Integrimit dhe kandidatja e LSI në Tiranë, Klajda Gjosha, në një postim në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh të thjeshtë.  Gjosha shkruan se për herë të parë pas kaq kohësh mund të votojmë njeriun që duam të na përfaqësojë në Parlament.

“Personalisht, në çdo punë që kam marrë përsipër, jam përpjekur gjithë jetën time të bëjë me të mirën me përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe ndershmërinë. Nëse mendoni që përfaqësuesi juaj në Parlament duhet të ketë këto cilësi, atëherë ju premtoj që vota juaj për mua nuk do shkoje dëm”, shkrusn Gjosha në postimin e saj.

Postimi i plotë: 
Jam Klajda Gjosha dhe dua t’iu përcjell një mesazh të thjeshtë.
Për herë të parë pas kaq kohësh mund të votojmë njeriun që duam të na përfaqësojë në Parlament.
Personalisht, në çdo punë që kam marrë përsipër, jam përpjekur gjithë jetën time të bëjë me të mirën me përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe ndershmërinë.
Nëse mendoni që përfaqësuesi juaj në Parlament duhet të ketë këto cilësi, atëherë ju premtoj që vota juaj për mua nuk do shkoje dëm.

SHKARKO APP