Klajda Gjosha: Të gjithë bashkë në 25 prill do të votojmë ndryshimin dhe shpresën

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 5 në Tiranë. Gjosha thotë se me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’u drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës. Ajo thekson se më 25 prill të gjithë do të votojmë ndryshimin.

Vazhdojmë me takimet në njësinë 5 të Tiranës. Frika e Rilindjes për humbjen e pushtetit nuk mund të mbajë peng të ardhmen e vendit.

Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’u drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës, për sigurinë e punësimit, për t’i dhënë frymë biznesit dhe për të investuar në një arsim cilësor!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipërisë i duhet normaliteti, fryma e bashkëpunimit dhe maturia politike. Të gjithë bashkë në 25 Prill do të votojmë ndryshimin dhe shpresën!”, shkruan Gjosha në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?