Klaudia Krasnika, LSI: Të votosh Rilindjen më 25 prill është sikur të firmosësh vdekjen tënde për së gjalli
Klaudia Krasnika anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur se të votosh Rilindjen më 25 prill është sikur të firmosësh vdekjen tënde për së gjalli.
“Ky shtet dhe ky kryeministër në ikje ,e tregon çdo ditë e më shumë se për çfarë e ëndërron një mandat të 3-te ! Duket qartë që i vetmi qëllim që ka është që ti vej vulën se Shqipëria është pronë e kriminelëve ,se çdo pëllëmbë e çdo qyteti është pronë e oligarkëve që ka 8 vite që u shërben një grushti të vogël njerëzish”, shkruan mes të tjerash në reagimin e saj Krasnika.
Reagimi i plotë:
Të votosh Rilindjen më 25 prill është fiks sikur të firmosësh vdekjen tënde për së gjalli !
Ky shtet dhe ky kryeministër në ikje ,e tregon çdo diitë e me shume per çfarê e enderron nje mandat te 3-te !
Duket qarte qe i vetmi qellim qe ka eshte qe ti vej vulen se Shqiperia eshte prone e krimineleve ,se cdo pellembe e cdo qyteti eshte prone e oligarkeve qe ka 8 vite qe u sherben nje grushti te vogel njerezish!
Qe cdo institucion dhe zyre shteterore te vazhdoje te jete prone individuale e emerimeve qe firma u komandohet nga te deleguarit politik !
Qe zyrat e shtetit te mbushen me militante qe 8 -orareshin zyrtar te punes e shohin si punesim ne seline e partise socialiste !
Qe ne Shqiperi te mos kete me asnje qytetar qe ka mendim ndryshe nga ky i cmendur !
E si per ti vene kapak te gjitha kto me lart do t’jua pasqyroje ne listat e kandidateve per deputet ,ku do te mbizoterojne ,kriminel,hajdut,dhe ata qe rendin nga partia ne parti per interesat e tyre te ngushta vetjake dhe familjare !
Keni dy alternativa ne keto zgjedhje miqte e mi :
⛔Te behesh pjese e krimit !
OSE
✅Te bashkohesh me mijera shpirtra te paster Rinor per ta bere Shqiperine Shtepine tone !
Klaudia Krasnika
Levizja Socialiste per Integrim !