KLD, kreu i Kuvendit: Do ta shqyrtojmë me vëmendje vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha sot se parlamenti do ta shqyrtojë me shumë qetësi dhe vëmendje, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen në papajtueshmëri me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Do ta shohim me shumë qetësi dhe vëmendje çdo akt të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese  kur ai të vijë tek ne. Kuvendi do e shohë me vëmendje dhe respektin maksimal dhe është Kuvendi ai që do të vendosë”, iu përgjigj Meta interesimit të gazetarëve, pas një konferencë mbi të drejtën e informimit.

Një ditë më parë Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e PD-së për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa rrëzoi kërkesën e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e nenit 7 të po këtij ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD kërkoi shpalljen të papajtueshëm të nenit që kushtëzon se anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore duhet të kenë një përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet, ndërsa anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi duhet të jenë juristë e jo gjyqtarë me një përvojë pune prej të paktën 15 vitesh në profesion

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?