Klevis Balliu: Basha është aseti më i madh i Ramës, dyert e PD-së do të hapen

Sot selia blu ishte e mbyllur, kur anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD kërkuan të futeshin brenda. Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, tha se nuk ka asnjë aset më të madh për Ed Ramën sesa Lulzim Basha. Për të demokratët do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. Data 5 janar, ishte afat që ky komision i la si kohë Lulzim Bashës për të liruar zyrën e kryetarit.

”Nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha. Kapja e opozitës është arsyeja pse Rama rri në pushtet, pavarësisht trafikut të drogës. Tashmë e ke bërë edhe familjen e Bashës pjesë të aferës së portit të Durrësit, duke përfshirë kunatin e tij. Demokratët në orën 12:00 më datë 8 janar, do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës.

Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi. Tashmë është detyra e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve.

Dyert e PD-së do të hapen, do të hapen për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Nuk ekziston në asnjë vend të botës që mbyllen dyert e partisë. Basha është në panik dhe i vetmuar, i rrethuar nga disa servilë që paguhen me paratë e Ramës. Basha nuk vendos dot se kush futet e del nga selia e PD-së”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP