Klevis Balliu: Hapja pa rritjen e testimeve është një atentat shtetëror ndaj qytetarëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet se refuzimi i rritjes së testimeve është atentat i qeverisë ndaj qytetarëve. Në një reagim në Facebook, Balliu thotë se të gjitha qeveritë në botë kanë prioritet shëndetin e qytetarëve, ndërsa qeveria “Rama”, vetëm koncesionet.

Postimi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:

“Hapja pa rritjen e testimeve është një atentat shtetëror ndaj qytetarëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbarë botën, lideret e shteteve më të forta po ndërmarrin masa për hapjen e vendit dhe të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E drejtë dhe kjo është një domosdoshmëri. Por ndryshimi i qeverisë shqiptare krahasur me të gjitha vendet e tjera është se po hap vendin pa marrë asnjë masë paralelisht.

Presidenti Trump, Kryeministri Johnson, Presidenti Macron apo Kancelarja Merkel dhe shumë lider botërore sot po rrisin masivisht numrin e testimeve në popullatë në mënyrë që të hapet vendi. Ndërkohë qeveria shqiptare, për të mos prekur paratë e koncesioneve, refuzon të rrisë numrin e testimeve. Sigurisht kjo për të mbrojtur vjedhjen qeveritare.

 

Ky vendim është malinj dhe kriminal, pasi në këtë mënyrë qeveria dhe vetëm qeveria dhe jo Covid 19, po rrezikon jetën e qytetarëve. Ky është një ATENTAT ndaj qytetarëve dhe vetëm për të mbrojtur interesat e koncesioneve korruptive”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?