Klevis Balliu: Rama s’do marrë 74 mandate por 74 vite burg

I ftuar në Ora News për mbylljen e procesit për Unazën e Re, ish deputeti dhe anëtari I Kryesisë së PD,. Klevis Balliu komentoi aktualitetin politik si dhe deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama se kërkon 74 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas Balliut, kreu i mazhorancës nuk do të marrë 74 mandate parlamentare por 74 vite burg.

Ai u shpreh I bindur se PS do të jetë forca e tretë politike në vend pas 25 prillit dhe se opozita e bashkuar do të fitojë në çdo qytet të vendit.

“E vetmja lidhje që ka Rama me 74-ën janë 74 vite burg poi u afrua. Po 74 mandate ai as në ëndërr nuk I sheh pasi është parti e tretë. Dhe këtë nuk e thonë sondazhet e PD, por vetë sondazhet e PS. Ai është në çdo qark, nga Durrësi në Vlorë me 15% rënie. PS është parti e tretë dhe Opozita e Bashkuar me në krye PD dhe lidershipin e Lulzim Bashës do ti shpartallojë në çdo qytet”, u shpreh ndër të tjera Balliu.

SHKARKO APP