Klevis Balliu tregon qëllimet e protestës: Lirimi i Berishës, qeveri teknike dhe…
Klevis Balliu, shef i organizimit në PD, thotë se sot e gjithë Shqipëria do të jetë në protestë tek Kryeministria. Balliu tha se kjo protestë do ti tregojë botës që nuk përqafojnë kartelin e “Sinaloas”. Për të protesta natyrisht që do të kërkojë edhe lirimin e Sali Berishës, liderit të opozitës, i cili mbahet në arrest pa prova e fakte.
“Edi Rama është një kryeministër që nga përgjimet del nga karteli i Sinaloas te ai i Avdylajve, ndaj me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Një qeveri teknike, lirimi i liderit të opozitës, por mbi të gjitha e ardhmja e vendit, pasi po boshatiset Shqipëria, 47 % e fëmijëve janë të kequshqyer”, tha Balliu, duke u shprehur se cilat janë qëllimet e protestës që do të mbahet mbrëmjen e sotme (11 korrik) para godinës së Kryeministrisë.
Çfarë ndodh në protestë thotë më tej Balliu, është vullnet i qytetarëve, duke theksuar se qytetarët dhe opozita nuk do të bëjnë dhunë. “Dhunë bën qeveria, nëse ajo do të bëjë dhunë, natyrisht ne do të dimë si ti përgjigjemi. Qytetarët të na bashkohen në protestë, të vijnë jo për PD-në, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Jemi në një batak të egër që është krijuar si pasojë e korrupsionit. Qytetarët të vijnë në protestë për të ruajtur fëmijët e tyre, pasi kemi drejtorë shkollash që tregtojnë drogë, dhe mjekë e infermierë që tallen me qytetarët”, tha Balliu.