Klevis Balliu: Varfëria pllakosi popullin ndërkohë që pasuria mbyti Rilindjen
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë 8 vitesh qeverisje nga kryeministri Rama janë rritur taksat për qytetarët duke mbushur sa më shumë buxhetin e shtetit dhe më pas u shpërdanë tek Salillarët e partisë dhe Bolinot e qeverisë.
“Varfëria pllakosi popullin ndërkohë që pasuria mbyti Rilindjen. Sot është koha ti kthejmë reston e ti shporrim për të rikthyer buxhetin e shtetit Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- shkruan mes të tjerash Balliu.
Postimi i plotë i Balliut:
8 vite në qeveri Rama rriti taksat për qytetarët duke mbushur sa më shumë buxhetin e shtetit dhe më pas e shpërdau atë tek Salillarët e partisë dhe Bolinot e qeverisë.
E ndërkohë që shqiptarët vuajnë varfërinë, papunësinë dhe ekonominë, Salillarët dhe Bolinot fryheshin çdo ditë nga paratë e qytetarëve.
Varfëria pllakosi popullin ndërkohë që pasuria mbyti Rilindjen.
Sot është koha ti kthejmë reston e ti shporrim për të rikthyer buxhetin e shtetit Shqipërisë dhe shqiptarëve.