KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistrates Enkeleida Hoxha.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i nisi verifikimin e më pas hetimin disiplinor për këtë magjistrate.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të gjyqtares u bë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, thuhet në shkresë.

SHKARKO APP