KLGJ sqaron për kandidaturat për në Gjykatën e Lartë
Këshilli, pas një pune voluminoze për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore përkatëse, hapi procedurat për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për tre pozicione të lira, në fusha të ndryshme të së drejtës.
Për këto pozicione kanë aplikuar 23 kandidatë, për 21 prej të cilëve, Këshilli ka verifikuar plotësimin e tre kritereve ligjore të kandidimit dhe po vijon procedurat për verifikimin e kritereve ligjore të pasurisë dhe figurës, duke vijuar paralelisht procedurat e vlerësimit etik dhe profesional.
Për 2 kandidatët e tjerë, ka përfunduar verifikimi i këtyre kritereve, rezultatet e të cilit do të shqyrtohen në mbledhjet e radhës. Ndërkohë, për të 23 kandidatët ka vijuar verifikimi i pasurisë dhe figurës, ku për 2 prej tyre ky verifikim ka përfunduar, rezultatet e të cilit do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës. Për 8 kandidatë të tjerë, verifikimi i pasurisë dhe figurës është në përfundim, ndërsa rezultatet e tij do të shqyrtohen në mbledhjet më të afërta. Për 6 kandidatë, që janë subjekt rivlerësimi kalimtar (vetting), u është kërkuar organeve të rivlerësimit trajtimi me përparësi i procedurës së rivlerësimit kalimtar.
KOHA JONË SONDAZH

