Klodiana Lala: Disa drejtuesve të mediave u janë kontrolluar banesat
Gazetarja e mirënjohur, Klodiana Lala, duke folur për hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, deklaroi se ka drejtues mediash që janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar banesat.
“Zoti Veliaj është nën hetim bashkë me familjarët. Po i hetohet pasuria, kërkon pak më shumë kohë. Janë disa letërporosi të dërguara në vende të BE, për disa transaksione. Nuk e di çfarë do të rezultojë. Po kryhet procedura dhe të shohim. Nëse SPAK nuk sqaron rolin e Veliajt, apo zyrtarëve të tjerë, zotit Peleshi, zotit Gjiknuri, që kanë patur edhe këta kontakte. Kur të sqarohet roli i këtyre. Ka dalë dokumenti që ka hetim pasuror ndaj Veliajt.
Ndërkohë disa pronarë, mund ti quajë kështu, u është bërë kontroll. Mos më kërko emra, jam e kujdesshme, duhen parë nëse janë kontrata reklamash apo para të tjera. Nëse nuk është reklamë hyn te korrupsioni dhe pastrimi i parave. Drejtues të mediave janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar banesat”.
Kaq tha Klodiana Lala, por dihet se ajo ka informacion të klasit të parë për emrat në media të cilat janë nën hetim.
KOHA JONË SONDAZH

