Klodiana Lala flet për Gert Shehun: Në celular ka pasur vetëm numrin e…

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala thotë se në telefonin e 31-vjeçarit Gert Shehu, që godit me grusht në fytyrë Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit, kishte të regjistuar vetëm numrin e nënës së tij. ”Në celular ka pasur vetëm numrin e nënës së tij. Ka një kanal të tijin në Youtube. Ishte i azhornuar në rrjetet sociale. Atë ditë ka dalë nga banesa, është falur në xhami, ka qëndruar 8 minuta në xhami dhe më pas ka shkuar tek PD dhe ka kryer aktin. Besoj se nuk është një gjë rastësore”.- pohoi gazetarja e njohur. Ndërkohë mësohet se celulari nuk i është gjendur me vete, por në shtèpi.

Policia dhe prokuroria po kontrollojnë edhe nga kompania celulare nëse ka patur thirrje apo ka bërë thirrje gjatë muajit të fundit. Dyshohet pse janë fshirë numrat e tjerë dhe ka vetëm të nënës së tij. Ai ishte person që lëvizte, bënte palestër, shkonte në xhami etj, ndaj dyshimet janë shtuar se pse iu gjet vetëm numri i mamasë së tij dhe asnjë numër tjetër.

SHKARKO APP