Klosi dhe Zv kryeministri Italian: Angazhim për mbylljen e marrëveshjes së pensioneve mes dy vendeve
Në vijim të vizitës në Itali, ministri Blendi Klosi u prit në takim pune nga zëvendëskryeministri Italian Tommaso Nannicini. Mes Klosi dhe Nannicini u konfirmua edhe njëherë marrëdhënia shumë e mirë mes dy vendeve tona, rritja e bashkëpunimit dhe kontakteve në të gjitha sektorët, si dhe rëndësia që zë kjo në zhvillimin e të dyja vendeve. Ministri Klosi falenderoi qeverinë italiane për gjithë kontributin e dhënë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, ku Italia është jo vetëm partner , por edhe vend mik i Shqipërisë. Nannicini, vlerësoi Shqipërinë si një partner dhe vend mik i Italisë, me një marrëdhënie të shkëlqyer.

Cështja e njohjes së pensioneve nga të dyja shtetet ishte në fokus të takimit mes Nannicini dhe Klosi, negociata që kanë nisur disa kohë më parë me shtetin Italian.
Ministri Klosi kërkoi nga zëvendëskryeministri Italian, Nannicini ecjen më shpejt me njohjen e marrëveshjes së kontributeve shoqërore, marrëveshje që do tu vijë në ndihmë mijëra shtetasve shqiptarë që vitet e punës i kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, sikundër edhe qindra qytetarëve italianë që gjithashtu kanë ndarë vitet e punës mes të dyja shteteve.

Ministri Klosi kërkoi nga zyrtari i lartë Italian ti jepet një impuls i ri, njohjes së marrëveshjes së pensioneve, për ta përmbyllur sa më shpejt marrëveshjen për këtë cështje.
- Nannicini u angazhua të vijojë të shtyjë këtë proces përpara, për të miratuar sa më shpejt marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë.Në këtë kuadër ai pranoi ftesën e ministrit Klosi, për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë, ku marrëveshja e pensioneve do të diskutohet në terma konkrete. Italia, është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, së bashku me Greqinë.
Cështjet e punësimit dhe vecanërisht invensimeve italiane në Shqipëri, ishin temat e diskutuara mes Klosi dhe Nannici në këtë takim. Ministri Klosi vuri theksin tek mbështetja që po i jep Italia, Arsimit dhe Formimit Profesional, duke ofruar ndihmë financiare në disa mijëra euro dhe asistencë në ngritjen dhe fuqizimin e Arsimit Profesional.
Italia po ndërmjetëson binjakëzimin e një sërë shkollash profesionale, vecanërisht të Hoteli – Turizmit, me shkollat më të mira të këtij profilit në këtë shtet.
Bashkëpunimi me Italinë për mbështetjen konkrete të Arsimit Profesional në Shqipëri, do të jëtë gjithashtu tema e diskutimit me Nannici në vizitën e tij në vendin tonë.

KOHA JONË SONDAZH

