Klosi: Rriten pensionet për 600 mijë pensionistë dhe 6600 veteranë lufte

Afro 600 mijë pensionistë dhe 6600 veteranë lufte përfitojnë rritje të pensionit të tyre. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe ai është bërë I ditur nga Ministri I Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi në një deklaratë për mediat.

Deshiroj te komunikoj dy vendimet me te fundit te qeverise shqiptare qe prekin dy grupe shume te rendesishme per shoqerine tone, pensionistet dhe veteranet e luftes antifashiste nacional clirimtare”, – tha Klosi në fjalën e tij. Fale vendimit te sotem, 599 364 pensioniste ne Republiken e Shqiperise do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur në të dhënat e INSTAT. Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojne ne qytet, 145 800 që jetojnë në fshat dhe 32 800 pensione të parakohshme suplmentare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit.

Po ashtu, ministri Blendi Klosi bëri të ditur se sot është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm, që prek në mënyrë të drejtëperdrejtë 6600 veteranë të luftes antifashiste nacional çlirimtare. “Qe prej vitit 2007, pra qe prej 8 viteve me pare, pavaresisht luhatjeve te inflacionit, pensioni i veteraneve te luftes ka mbetur i pandryshuar, cka ne fakt ka rezultuar ne nje ulje reale te pensionit te tyre. Sot, qeveria shqiptare ka vendosur te coje ne vend dinjitetin e atyre qe luftuan per clirimin e Shqiperise, duke i rritur pensionet e 6600 veteraneve te luftes me 15.6%”, – tha ministri Klosi në deklaratën e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?