Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj: 27 mandate PD i ka shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tregon objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i jashtëzakonshëm në favor të PS, Klosi i qëndroi deklaratës së disa muajve më parë të kryeministrit Edi Rama se opozita do të dalë më keq se në zgjedhjet e vitit 1997.

“Objektivi ynë është që në zgjedhjet e 2025 të jemi më mirë se në 2021. Partia Demokratike do të dalë si në vitin 1997. Edhe 27 mandate shumë i ka pasur. Zgjedhjet do t’i fitojmë thellë. Partitë duhet të punojnë në terren dhe ne këtë e kemi kuptuar shumë qartë. Ne kemi një strukturë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?