KLP emëron në SPAK dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko

KLP ka vendosur emërimin e prokurorëve Adnand Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnand Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë. Deri tani ka emëruar 15 prokurorë në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Të dy i kanë plotësuar kriteret për të qenë prokurorë special dhe kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë SPAK. Ditën e sotme, u bënë seancat dëgjimore për Adnand Xholin dhe Dorina Bejkon, të cilët u intervistuan për rreth 30 minuta dhe u regjistruan me audio dhe video.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?