Knut Fleckenstein: Javën tjetër do jenë të gjithë në Kuvend
Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, u shpreh optimist se do ketë një marrëveshje shumë shpejt mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin e kësaj të fundit në Kuvend.
Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Fleckenstein tha se ka pasur takime të mira me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
“Besoj se javën tjetër do jenë të gjithë bashkë në Kuvend,” tha Fleckenstein.