Koalicion me Berishën për 14 Majin? Meta: Do ti japim fund regjimit qendror
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat është pyetur nëse do të regjistrohet në një koalicion me Sali Berishën, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Kemi hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit.
Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, tha Meta.