Koalicioni Berisha-Meta, zbulohet emri dhe logoja

”Bashkë fitojmë” është emri i koalicionit mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe disa partive të vogla për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidatët e dalë nga procesi i Primareve do të garojnë në zgjedhje me këtë logo.

Partia udhëheqëse është PL, ndërsa pjesë e koalicionit janë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit zgjedhor në KQZ është dorëzuar këtë mbrëmje nga nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?