Koalicioni, Vasili: Kemi marrëveshje bashkëpunimi para dhe pas zgjedhore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News ka deklaruar se opozita do të ketë dy lista, atë të PD dhe atë të LSI.

Sipas Vasilit, PS u përpoq të prishë rregullat e lojës me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërkohë që shton se opozita e bashkuar ka një marrëveshje bashkëpunimi.

Vasili: Është një opozitë e bashkuar, por për arsye të taktikës elektorale dhe e imponuar nga ndryshimet e njëanshme që iu bënë Kodit nga PS, që siç e dini nuk lejoi koalicionet e mëdha me të gjitha siglat, për maksimizuar votat e opozitës natyrshëm do të bëjmë të mundur ngritjen e gjithë kësaj vote dhe akomodimin e saj, duke krijuar mundësinë e dy listave që janë brenda opozitës së bashkuar. Një listë është e udhëhequr nga PD dhe tjetra nga LSI.

Kjo është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë që i bëhet PS-së që prishi rregullat e lojës, u përpoq që ti krijonte vështirësi opozitës dhe në këmbim të kësaj, ne e kemi pasur një zgjidhje të tillë, që në rast se ata do të vazhdonin në mënyrë të njëanshme siç ndodhi. Kjo nuk i bën asgjë opozitës së bashkuar. Opozita ka një marrëveshje bashkëpunimi politik para dhe pas zgjedhor të padiskutueshme për të maksimizuar votën. Strategjia me dy lista mobilizon një masë shumë të madhe të elektoratit por edhe kandidatët që vihet përballë një partie të vetmuar si Rilindja.

SHKARKO APP