Koçi: Fshehja e kërkesës për Frrokun, njëlloj si fshirja e serverit për 21 Janarin
Zv/ministri i Mbrojtjes dhe kreu i PSV-91 Petro Koçi e cilëson fshehjen e kërkesës së autoritete belge për Mark Frrokun, si një ngjarje të rëndë. Në një postim në Facebook, Koçi shprehet se kjo shkelje është e rëndë ashtu siç ishte dhe ajo e fshehjes dhe fshirjes së pamjeve të serverit brenda Kryeministrisë më 21 janar të vitit 20111/
“Fshehja e të dhënave apo anashkalimi i kërkesës belge për Mark Frrokun, shkelje dhe ngjarje e rëndë. Njëlloj si fshehja dhe fshirja e serverit me regjistrimet e pamjeve brenda kryeministrisë në 21 janar”,- shprehet Petro Koçi.